Këta janë 16 kandidatët për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

22 shkurt 2022 | 17:44

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar dje se brenda afatit kohor të përcaktuar në konkurs ka pranuar 16 aplikacione për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Në komunikatën e Bordit theksohet se sipas procedurave përkatëse ligjore, hapja e zarfeve dhe përpilimi i listës do të bëhet brenda afatit prej tetë ditësh.

Jozyrtarisht mësohen emrat e 16 kandidatëve për drejtor të RTK-së.

Përkundër premtimit për transparencë në procesin e përzgjedhjes së drejtorit të RTK-së, Bordi i ri është duke u treguar plotësisht jotransparentë deri më tash.

Në mesin e kandidatëve për drejtor është edhe ushtruesi aktual i detyrës së drejtorit Shkumbin Ahmetxhekaj.

Emrat e 16 kandidatëve: Burhan Lata, Zejnullah Jakupi, Bekim Shehu, Fadil Hoxha, Remzije Zeqiraj, Fisnik Durguti, Naser Thaçi, Shkumbin Ahmetxhekaj, Azem Bujupi, Ardiana Nimani, Hysen Hundozi, Faredin Shehu, Bekim Hasani, Gjergj Filipaj, Valentina Saraqini dhe Arta Avdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hendbollistja e Përfaqësueses së Kosovës, Albina Rugova, ka pësuar lëndim…