Këta janë 30 lojtarët e Serie A të infektuar me Covid-19
Pas ndeshjeve të Kombëtareve për ndeshjet në grupet e Ligës së Kombeve, në fundjavë rikthehet futbolli në kampionatet evropiane, njofton Insajderi.
Serie A është prekur deri më tani me 30 futbollist, që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ekipet me më së shumti të prekur, prin Genoa me 14 lojtarë, pastaj vjen Inter me shtatë lojtarë e kështu me radhë.
Ndeshja më interesante në Seria A, në gjiron e ardhshme është ajo derbi e qytetit të Milanos, mes Inter dhe Milan, ku edhe te këto ekipe ka të prekur me virus, siç ishte Ibrahimoviç, por duket tani se e ka kaluar.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo ka lënë grumbullimin me kombëtaren portugeze për arsye se rezultoi pozitiv.
Më poshtë keni listën e lojtarëve të prekur me koronavirus:
Atalanta: Marco Carneseki.
Genoa: Valon Behrami, Davide Birasci, Petar Berlek, Francesco Casatta, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lucas Lerager, Darian Males, Philipho Melegoni, Luca Pelegrini, Marko Pjaca, Lasse Schone, Miha Zajc, Davide Zapacosta.
Verona: Antonin Barak, Koraj Gunter
Juventus: Cristiano Ronaldo
Inter: Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Radja Nainngolan, Roberto Galiargdini, Jonut Radu, Ashley Young
Milan: Leo Duarte, Matteo Gabbia
Napoli: Piotr Zielinski, Eljif Elmas
Roma: Amadou Diawara
Spezia: Ricardo Markica