Këta janë 5 kandidatët për Drejtor të Policisë

26 shtator 2022 | 22:25

Dorëheqja e Samedin Mehmetit, la policinë e Kosovës me ushtrues detyre të drejtorit nga muaj gusht i këtij viti.

Vendin e të larguarit pritet ta zë një prej pesë kandidatëve, që kanë aplikuar në konkursin e brendshëm për këtë pozitë.

Përzgjedhjen e tyre për fazën e intervistimit që s’dihet kur do të nisë, do ta bëjë komisioni i themeluar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Jo zyrtarisht mësohet se ndër kandidatët është serbja, Sllagjana Stojanoviq, shefe e administratës në rajonin e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Pozitën e kreut të këtij institucioni e synon edhe Gazmend Hoxha, Drejtor i Departamentit të Operacioneve, që sfidohet nga drejtori aktual i Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala.

Pjesë e garës është edhe Fatos Haziri, ish-udhëheqës i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar e Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

Gazmend Hoxha

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç edhe pritej në krye të qendrës së VV’së është…