Këta janë 7 kryetarët e zgjedhur të regjioneve të FFK-së. Mesazhi i presidentit Ademi
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka shprehur falënderime të sinqerta për të gjitha regjionet për organizimin dhe procesin e zgjedhjeve për kryetarët e regjioneve.
Ai ka përgëzuar anëtarët e regjioneve për vlerësimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit në rajonet e tyre.
“Vitet e fundit, puna juaj ka qenë e jashtëzakonshme! Ju keni kontribuar në avancimin e futbollit, organizimin e garave në mënyrën më të mirë të mundshme dhe masovizimin e këtij sporti. Shumë shkolla futbolli janë hapur të reja, ndërsa ato ekzistuese kanë shtuar ndjeshëm numrin e anëtarëve. FFK do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, duke ju mbështetur me projekte konkrete për regjionet. Reforma të reja dhe më shumë përgjegjësi do të pasojnë në organizimin e garave, punët administrative dhe zbatimin e vendimeve të dala nga KE e FFK-së. Me theks të veçantë, do të angazhohemi për digjitalizimin e LRF-ve përmes platformës “My FFK””, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
Kryetarët e zgjedhur në regjionet e FFK-së:
• Ismajl Ajeti – Prishtina
• Bardhec Seferi – Mitrovicë
• Avdi Gashi – Pejë
• Mirsad Qollaku – Prizren
• Ilaz Mjaku – Ferizaj
• Armend Misini – Gjilan
• Agim Nura – Gjakovë
“Ju uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në detyrat tuaja! Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka shkruar presidenti Ademi.