![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/akk.jpg)
Këta janë 954 zyrtarë publikë që t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë (Emrat)
Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka organizuar të premten hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.
Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë është realizuar në përputhje me Ligjin nr. 04/L-228 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik.
Nga lista e përzgjedhur, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë të 20 për qind e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4 769 subjekte deklaruese, 954 zyrtarë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e AKK-së:
Emrat e atyre që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë mund t’i lexoni: KËTU