Këta janë babë dhe bir që u kapën me drogë në Zhur të Prizrenit
Sonte është raportuar ekskluzivisht për një aksion të Antidrogës që u zhvillua në fshatin Zhur të Prizrenit dhe rezultoi me sekuestrimin e një sasie të kokainës dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.
Dy personat që u prangosën, babë e bir, kanë përfunduar në ndalim policor dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet si të dyshuar për shitblerje të drogës.
Siç kanë bërë me dije burimet e Sinjalit, dy të dyshuarit Bashkim dhe Arman Elezkurtaj, janë kapur pasi fillimisht djali u ndalua nga Policia dhe aksioni vazhdoi me bastisje në shtëpinë e tyre.
Pesha e përgjithshme e substancës narkotike e dyshuar për kokainë është 79.69 gram e që vlera e tregut sipas informacioneve të para arrin rreth shtatë mijë euro.
Policia e a konfirmuar raportimin e Sinjalit dhe ka dhënë detajet e operacionit, ku përveç drogës u sekuestruan edhe dëshmi të tjera lidhur me rastin.
“Në vazhdën e realizimit të këtij operacioni policor, hetuesit kompetent të antidrogës gjatë punës në teren kanë arrit që të dyshuarin me iniciale (A.E.) ta ndalojnë përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij në rrugën “William Voker” në Prizren dhe tek ai gjatë kontrollit janë gjet dy (2) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet.
Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri (3) lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:
• Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane
• Një (1) DVR @LHUA
• Një (1) shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL,
• Dyzet e pesë (45) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram
Tri (3) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram
• Një (1) peshore digjitale
• Një (1) qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram
• Dy (2) telefona mobil dhe
• Një (1) automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore.”
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.