Këta janë bartësit e listave për deputetë nga BDI-ja e Ali Ahmetit

07 mars 2020 | 22:32

BDI-ja ka caktuar tanimë bartësit e listave për deputetë. Sipas burimeve të Alsat, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti do të garoj në Njësinë e 6 zgjedhore, në Njësinë e 5 bartës liste do të jetë Talat Xhaferi, në Njësinë e tretë zgjedhore ish ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, në Njësinë numër 2 bartës liste do të jetë Arbër Ademi dhe në Njësinë e pare zgjedhore listës do t’i prij nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti.

Në Njësinë zgjedhore numër katër, kjo parti nuk do të garoj.

Ndërkohë gjatë javës edhe partitë tjera në pajtim me Kodin Zgjedhorë do të duhet të dorëzojnë Listat për deputetë. Nga LSDM-ja sot bën të ditur se të hënën do të publikojnë emrat e bartësve të listave të kësaj partie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Maqedoninë e Veriut…