Këta janë deputetët e ardhshëm të AAK-NISMA

18 shkurt 2025 | 11:59

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit.
Një listë e publikuar me rezultate për deputetë deri më tani për kandidatët të AAK-së dhe NISMA-së në nivel qendror, vërehet se emra të shquar në partinë e Haradinajt dhe Limajt do të jenë jashtë Kuvendit të Kosovës. Siç bëhet me dije, ende kanë mbetur pa u numëruar shumë kuti në Malishevë dhe Gjakovë e që ka mundësi reale të lëvizin numrat, megjithatë deri tani si deputetë të Kuvendit të Kosovës, shihen Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Lahi Brahimaj, Albanë Bytyqi e Arbëreshë Krasniqi.
Votat e deputetëve të ardhshëm:
1. Ramush Haradinaj – 32,163
2. Daut Haradinaj – 19,030
3. Fatmir Limaj – 16,343
4. Time Kadriaj – 13,496
5. Bekë Berisha – 10,889
6. Lahi Brahimaj – 7,820
7. Albana Bytyqi – 7,542
8. Arbëreshë Krasniqi – 7164.

Në garë janë edhe Ardian Gjini, Arbër Tolaj, Bashkim Ramosaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Xhevahire Izmaku e Vesel Krasniqi, të cilët me numërimin e votave në Malishevë e Gjakovë mund të prishin renditjen e tetëshes së parë.

9. Arber Tolaj – 7,598
10. Ardian Gjini – 7,435
11. Bashkim Ramosaj – 7312
12. Vesel Krasniqi – 6734
13. Rasim Selmanaj – 6423
14. Pal Lekaj – 6408
15. Xhevahire Izmaku – 6252

Lista AAK-Nisma do t’i ketë 8 deputetë në Kuvendin e Kosovës, prej tyre pesë burra dhe tri gra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për…