Këta janë deputetët e rinj që pasojnë ata që u bënë ministra
10 qershor 2020
| 15:23
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhje sot në të cilën është marrë vendim që ish-deputetët që kanë marrë poste ministrore të zëvendësohen me deputetët e rinj.
Visar Hoti, Ismet Beqiri dhe Faton Bislimi do të zëvendësojnë në Kuvendin e Kosovës Driton Selmanajn, Arban Abrashin dhe Armend Zemajn.
Ndërkaq te Nisma Socialdemokrate është Arbëreshë Krasniqi që zëvendëson Albulena Balaj-Halimaj.