Këta janë deputetët me përqindjen më të lartë të mospjesëmarrjes në votime (Foto)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) , i cili merret me monitorimin e punës së Kuvendit, ka publikuar hulumtimin rreth pjesëmarrjes se deputetëve në votime.
Sipas këtij hulumtimi, deputetët me përqindjen më të lartë të mospjesëmarrjes në votime janë: Imet Rrahmani, Lutfi Zharku, Fidan Rekaliu, Doruntina Maloku-Kastrati, Liburn Aliu, Slavko Simiq, Srdjan Mitroviq, Vjosa Osmani-Sadriu, Slobodan Petroviq, Besa Gaxherri dhe Rexhep Selimi.
Kjo përqindje është nxjerrë duke përpjesëtuar numrin e pikave të votimit në të cilat deputeti/ja nuk ka votuar (deputeti/ja ka qenë i/e pranishëm në seancë, por nuk ka votuar as për, as kundër, as abstenim), me numrin total të pikave të votimit ku deputeti ka qenë i pranishëm në sallë. Mungesat fizike të deputetëve në seanca janë minusuar nga kjo përqindje”, është thënë në hulumtimin e KDI-së.
/Epoka e re/