Këta janë dhjetë finalistët e parë të “Eurovision 2023”
09 maj 2023
| 23:32
Sonte është mbajtur nata e parë gjysmëfinale festivalit të “Eurovision 2023”, ku janë caktuar edhe dhejtë finalistët
Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Republika e Çekisë, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia janë finalistët e parë.
Ndërsa kanë dështuar të arrijnë në finale Malta, Azerbajxhani, Letonia e Holanda.
Në këtë natë përfomoi edhe ylli i muzikës botërore, Rita Ora që elektrizoi publikun në Liverpool.
Të mërkurën mbahet nata e dytë gjysmëfinale, në të cilën do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren Albina Kelmendi.