Këta janë dy banorët e rinj që do të futen në Big Brother VIP Kosova

10 nëntor 2023 | 14:25

Plot 20 banorë vazhdojnë të jenë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ndërsa njëri prej tyre do të largohet këtë të premte.

Gjashtë të nominuarit e kësaj jave të cilët janë: Meti Alshiqi, Ylli Dërvishi (Buci), Ledi Vokshi, Linda Halimi, Gani Gërmia, Santiana Maloku dhe Monika Salihu.

Në shtëpi pritet të ketë hyrje të reja. Telegrafi raporton se dy emrat e rinj që pritet të futen janë dyshja Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli.

Ard Gashi është një këngëtar i ri, ndërsa Mirdoni është gjithashtu muzikant, i cili është pjesë e pandashme e Ardit në paraqitjet e tij dhe njëherësh moderator i emisionit “Drive on D”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jadon Sancho nuk ka pasur asnjë impakt pozitiv te Manchester…