Këta janë dy dilerët e arrestuar që shisnin drogë në Gjakovë, kapen me marihuanë e kanabis
Sot është raportuar për një aksion të Njësisë së Antidrogës në Gjakovë, që u zhvillua gjatë ditës në dy lokacione dhe rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për shitblerje të drogës dhe sekuestrimin e rreth 30 qeseve me marihuanë. Ndaj të dyshuarve tashmë kanë nisur hetimet dhe të njëjtit ndodhen në ndalim.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të arrestuarit janë Sinan Kameri dhe Samuel Lleshaj, të cilët njihen si dillerë të drogës.
Sinjali mëson se gjatë këtij aksioni, janë kapur rreth 30 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë. Përveç marihuanës, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarve janë gjetur edhe një sasi e kanabisit dhe disa telefona, që po ashtu janë sekuestruar.
Pas përfundimit të proceduarve policore, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”