Këta janë dy të arrestuarit për plagosjen e 44-vjeçarit në Podujevë
Një rast i tentim vrasjes ka ndodhur të enjten në fshatin Potok në Podujevë, ku një person është plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri nga dy persona. Viktima ndodhet tashmë në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë prangosur.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat e dyshuar për rastin janë Jeton Rexhepi dhe Mehmet Rexhepi.
Të dyshuarit pas arrestimit janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre tashmë është lëshuar urdhri për masën e ndalimit policor.
Viktima i cili një 44 vjeçar, po ashtu nga familja Rexhepi është qëlluar me kallashnikov, armë kjo që është sekuestruar nga Policia, bashkë me nëntë fishekë.
Akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e viktimës dhe motivet e incidentit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Si pasojë, i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”