Këta janë dy të arrestuarit për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë (Emrat e plotë)

29 dhjetor 2021 | 11:55

Një vrasje e rëndë mbrëmë në një market në Mitrovicë ka tronditur qytetin, ku një i moshuar rreth 60-tave ka mbetur i vdekur pasi u qëllua nga hajnat që hynë për të vjedhur.

Policia e Kosovës ka arritur që mbrëmë me veprimet e shpejta policore të arrestojë dy personat e dyshuar për vrasje dhe vjedhje në market.

Veriu.info mëson nga burimet brenda prokurorisë se dy të arrestuarit për vrasjen e rëndë janë Muhamet Hasani dhe Gramos Rexha.

Muhamet Hasani është person me precedent penal për disa vepra tjera më herët.

Ekziston dyshimi që dy të arrestuarit e mbrëmshëm kanë grabitur edhe një barnatore në rrugën Nexhip Draga një natë më parë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të…