Këta janë dy të dyshuarit që u kapën duke transportuar 2 kg drogë nga Gjakova në Prishtinë
Një aksion kundër drogës që u zhvillua gjatë ditës së djeshme në fshatin Dollc të Klinës rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe sekuestrimin e 2kg drogë, një veturë e mijëra euro.
Të dyshuarit, një burrë dhe një grua u kapën në flagrancë teksa transportin drogën nga Gjakovë në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Suzana Arifin dhe Nderim Idrizin, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.
Arrestimi i Policisë erdhi pas një ballafaqimi me të dyshuarit, të cilët fillimisht tentuan të ikin, por pasi zyrtarët policorë u vunë në ndjekje të tyre, arritën t’i ndalonin.
Në veturë janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale, vetura dhe mbi 1 kg drogë, ndërsa pas bastisjes në lokalin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur edhe mbi 14 mijë euro, një qese tjetër me narkotikë, armë e telefona.
Ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.