Këta janë dy të rinjtë nga Tërnoci që u kapën me kokainë dhe mijëra dinarë në Karaçevë
Dy persona përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës, të enjten në mbrëmje, pasi u kapën në flagrancë me drogë në fshatin Karaçevë. Të rinjtë u arrestuan po dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të drogës, raporton Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Isak Isenin dhe Luin Isenin nga fshati Tërnoc i Komunës së Bujanocit.
Ata u ndalën për verifikim dhe kontroll nga Njësia e Antidrogës në Gjilan, pasi dyshohej se merreshin me drogë dhe si rezultat, në veturën e tyre u gjet një sasi e narkotikëve, e llojit kokainë.
Përveç drogës, nga të dyshuarit është konfiskuar edhe vetura me targa të Serbisë, rreth 30 mijë dinarë serb, si dhe një shumë të parave në euro.
Burimet thonë se pas arrestimit, të dyshuarit janë shoqëruar në Polici, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.
Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.