Këta janë dy të rinjtë, Rexhep dhe Albison Shlivova që u vranë në Klinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hoti – Joni rreth 19 vjeçar nga fshati Jashanicë.
Gjithashtu, është bërë e ditur se viktimat e këtij rasti tragjik janë Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.
Bëhet e ditur se viktimat dhe dorasi dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaktari që çoi në këtë tragjedi.