Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë
27 mars 2024
| 08:19
Disa të shtëna me armë zjarri kanë trazuar mbrëmë banorët e rrugës ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Një konflikt mes disa personave përfundoi tragjikisht për Egzon Hazirin, rreth 30-vjeçar, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga arma e zjarrit. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, përfshirë një kalimtare të rastit.
Sinjali mëson se dy të dyshuarit janë vëllezërit Naim Berisha, 39-vjeçar dhe Ahmet Berisha, 29-vjeçar.
E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha në njërën anë dhe grupit të viktimës në anën tjetër.