Këta janë emrat e drejtuesve të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës

02 shkurt 2021 | 23:58

ABC ka mësuar emrat e drejtuesve të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës.

Kështu, Aldo Bumçi do të jetë drejtues i PD-së për njësinë numër 1, 12 dhe 14 në Tiranë. Pra, Bumçi do të jetë drejtues në zonën që përfshin zonën e institucionit të bashkisë, në Kashar dhe zonën e Freskut.

Kurse, Jorida Tabku do të jetë drejtuese në njësitë administrative numër 2, 3 dhe 10. Pra, zona e Saukut dhe Qytetit Studenti, zona e Xhamllikut dhe zona e “Myslyl Shyrit” e “Rruga e Bogdanëve”.

Alfred Rrushaj është caktuar drejtues në njësinë 8 që cilësohet si pjesë e Tiranës së vjetër që përfshin Kishën Katolike në Rr. ”Ali Pashë Gucia”, Xhaminë e Bërxollit, Xhaminë e Zajmit, Istitucionin teologjik Medresja “Haxhi Mahmut Dashi”. Dhe në njësinë numër 4, që përfshin zonën e Kinostudios.

Grida Duma, drejtuese në Kavajë dhe Rrogozhinë. Agron Shehaj është caktuar drejtues i PD për njësinë 5, zona e shkollës “Petro Nini Luarasi” dhe “Besnik Hysja”. Dhe, njësinë numër 7, zona e rrugës së Kavajës dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Albana Vokshi është caktuar drejtuese për degën numër 9, (zona e Bulevardit Zogu i Parë),  nr. 11 (zona e Laprakës).

Belind Këlliçi, drejtues i PD në degën numër 6 (zona e Kombinatit), nr.13 (Selita, Kodra e Diellit apo edhe Liqeni i Thatë), dhe ajo nr. 16, dega në Astir.

Ndërsa, Flamur Noka është caktuar drejtues i PD në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.

DREJTUESIT POLITIK SIPAS DEGËVE:

Dega Tiranë 1 + 12 + 14

ALDO BUMÇI

Dega Tirana 2 + 3 + 10

JORIDA TABAKU

Dega Tirana 4 + 8

ALFRED RRUSHAJ

Kavajë + Rrogozhinë

GRIDA DUMA

Dega Tirana 5 + 7

AGRON SHEHAJ

Dega 9 + 11

ALBANA VOKSHI

Dega Tirana 6 + 13 + 15 + 16

BELIND KËLLIÇI

Kamëz + Paskuqan + Vorë

FLAMUR NOKA   

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është bartës…