Këta janë emrat e Këshillit Drejtues të UP-së
24 tetor 2019
| 17:23
Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në të cilën është konstituar edhe Këshilli Drejtues me mandat të ri.
Këshilli Drejtues i UP-së ka përbërje nga nëntë anëtarë, ku pesë janë të zgjedhur nga Senati i UP-së dhe katër të emëruar nga MAShT-i.
“Kryesuesi i këtij këshilli është zgjedhur Dr. Sc. Ujkan Bajra, ndërsa zëvendëskryesues Fadil Osmani. Kurse pjesa tjetër e Këshillit Drejtues të UP-së përbehet nga: Drita Shoshi, Laura Kryeziu, Zenun Halili, Alberta Troni, Kemajl Bislimi, Bedri Bahtiri, si dhe Naser Kabashi”, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, një burim brenda rektoratit.
/Epoka e re/ Albulena S. MAVRAJ