Këta janë emrat e personave të zhdukur pas aksidentit të veturës në Lepenc

18 qershor 2023 | 00:33

Sot rreth orës 15:00 në rrugën Vendkalimi Kufitar Bllacë – Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni në të cilin janë përfshirë dy automjete, një me makinë e tipit Volkswagen Touran me targa të Shkupit e drejtuar nga personi me inicialet B.B dhe një makinë e tipit BMW me targa të Republikës së Kosovës e drejtuar nga Naim Pacolli.

Burime të gazetës pohojnë se Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u përplas pranë vendit të quajtur Guri i Zi, pranë tunelit të fundit në hyrje të Shkupit.

Në anën tjetër, anëtarët e tjerë të familjes vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli janë udhëtarët e tjerë të cilët ende nuk janë gjetur.

Në vend të ngjarjes bashkë me ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi dhe kolegu i tij i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Portugalisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në…