Këta janë emrat e propozuar për anëtarë të KPMSHC që do të dërgohen në Kuvend
06 prill 2019
| 21:52
Shkëmb Manaj (30.8 pikë), Ramadan Gashi (30.0), Faruk Rexhaj (29.3), Lulzim Aliaj (28.0), Mërgim Himaj (28.0) dhe Zyle Gjinovci (25.8) janë kandidatët janë kandidatët që kanë fituar më së shumti pikë në garën për anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Në listën e siguruar nga Indeksonline shihet se vlerësimin e ka bërë Komisioni për Administratë Shtetërore dhe kompania britanike.
Emrat e përzgjedhur tani do të dërgohen në Kuvend të Kosovës për votim nga deputetët.
Më poshtë lista e kandidatëve të përzgjedhur.