Këta janë emrat e kandidatëve për drejtor të “Trepçës”
12 maj 2019
| 20:50
‘Trepça’ së shpejti do të bëhet me drejtor të ri, pasi ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues, Xhevdet Tahiri në fillim të këtij muaji dha dorëheqje.
Indeksonline ka siguruar listën e personave që do të kandidojnë për drejtor të ‘Trepçës’.
Në garë për të marrë këtë post janë shtatë persona: Afrim Osmani, Mentor Demi, Basri Ibrahimi, Valon Leci, Bajram Hoxha, Enis Jukoviç dhe Behxhet Nimani.
Përzgjedhja e drejtorit të ri të ‘Trepçës’ do të bëhet javën që po hyjmë.