Këta janë emrat për anëtarë të bordit të “NP KOSTT”

16 qershor 2020 | 23:09

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, kryesuar nga Endrit Shala, kryetar, mbajti të martën mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtua dhe u miratua Raporti i Grupit të punës për zgjedhjen e bordit të “NP KOSTT”.

Një burim brenda Kuvendit të Kosovës, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se me  gjashtë vota për, dy kundër dhe një abstenim janë propozuar dhjetë emra, të cilët më do të shkojnë për votim në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, me votimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pesë prej tyre të cilët marrin shumicën e votave do të  jenë pjesë e bordit të “NP KOSTT”.

 

/Epoka e re/ Albulena MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi,…