Këta janë fituesit e turneut ndërkombëtar “Judo for Peace”
27 prill 2019
| 22:04
Sot mbajt turneu ndërkombëtar “Judo for Peace” ku morën pjesë ekipet e Kosovës, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia dhe Turqia.
Kjo garë kaloi ashtu siç është më së miri, me një organizim dinjitoz nga Federata e xhudos së Kosovës dhe klubi i xhudos “Ippon” nga Peja.
Në këtë garë morën pjesë rreth 250 garues që treguan xhudo cilësore.
Garuesi më i mirë për meshkuj u shpall Festim Beqiri nga klubi i xhudos “Trepça” Mitrovicë, kurse për femra u shpall Fationa Kasapi nga klubi i xhudos “Ippon” Pejë, klubi më i mirë u shpall klubi i xhudos “Ippon” Pejë.