Këta janë imamët që do të ligjërojnë në burgjet e Kosovës
Dy ditë më parë Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, sipas të cilit 20 imamë do të mbajnë ligjërata fetare në burgjet e Kosovës në përpjekje për deradikalizimin e të burgosurve.
“Kallxo.com” ka siguruar listën e imamëve të cilët do të ligjërojnë dhe do të falin xhumanë në qendrat e Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).
Në Burgun e Sigurisë së Lartë do të jenë të angazhuar dy imamë, Imri Llugaliu e Mehmet Fazliu.
Ndërsa në Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit në Prishtinë do të jenë të angazhuar imami Remzi Haziri dhe Idriz Xhigoli.
Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë do të jenë të angazhuar imamët Sadi Hasani dhe Jetish Berisha, në Qendrën e Paraburgimit në Pejë imamët Muhamet Mavraj dhe Artan Zeka, dhe në Qendrën Korrektuese në Dubravë do të jetë i angazhuar Musli Arifi.
Në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan do të jenë të angazhuar imamët Zaim Baftiu dhe Vehbi Gajtani, në Qendrën Korrektuese në Lipjan imamët Refik Bahtiri, Lumnije Bahtiri dhe Sanije Mehmeti, në Qendrën Edukuese-Korrektuese në Lipjan do të jenë të angazhuar Skender Mehmeti dhe Burim Arifi, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan do të jetë imami Iljaz Mustafa, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren do të jenë Faruk Ukallo dhe Edib Abazi dhe në Qendrën Korrektuese në veri të Mitrovicës do të jenë Rexhep Lushta dhe Irfan Krasniqi.
Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, parasheh rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të vuajtje të dënimit sipas legjislacionit në fuqi.