Këta janë kandidatët e AAK-së për deputetë

15 janar 2021 | 18:44

Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar emrat e disa prej kandidatëve për deputetë nga kjo parti.

Liste i prinë kryetari i kësaj partie, njëherësh kandidat i shpallur nga kjo parti për postin e presidentit, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj, Shemsedin Dreshaj, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala, Gazmend Syla dhe Meliza Haradinaj-Stublla, janë 12 kandidatët e parë në listën zgjedhore të AAK-së.

Në garë për t’u bërë deputetë janë edhe Haxhi Shala, Gani Dreshaj. Por, kjo listë ende nuk është zyrtare, për çka mund të ketë ndryshime në ranglistë.

Ndërkaq, nesër është afati i fundit për t’u dorëzuar lista e kandidatëve nga partitë politike në KQZ./GazetaBlic

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova mori pjesë në Mastersin e Dohas me pesë garues,…