Këta janë kandidatët e Nismës për deputetë nga Gjakova

07 shtator 2019 | 22:20

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në këtë listë dega e Nismës në Gjakovë përfaqësohet nga katër kandidatë për deputetë: kryetari i Nismës në Gjakovë Fazli Hoxha, Edmond Dushi, Violeta Dema, Erjona Rama dhe Luan Dinaj.

Njoftimi i plotë i degës së Nismës në Gjakovë:

Të nderuar qytetarë dhe anëtarë të Degës Nisma Socialdemokrate në Gjakovë,

Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Koalicioni NISMA-AKR-PD ka zyrtarizuar listën e kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje.

Pjesë e listës së Nismës Socialdemokrate për deputet nga Dega e Gjakovës do të jenë: kryetari Fazli Hoxha, Edmond Dushi, Violeta Dema, Erjona Rama dhe Luan Dinaj.

Kërkojmë mbështetjen tuaj në këtë garë zgjedhore për përfaqësim në parlamentin e Kosovës, që kësaj here në përbërjen e re të parlamentit qytetarët e Gjakovës të kenë deputetë të denjë që mendojnë dhe punojnë për mirëqenien e tyre.

BASHKË PËR SHTETIN

#Me Fatmir Limajn Kryeministër

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarisht sot është shpallur kandidatura e Ramush Haradinajt për kryeministër…