Këta janë kandidatët e përzgjedhur për intervistë për pozitën e kryesuesit të bordit të ZRRE
Pas shqyrtimit të aplikacioneve, Komisioni Rekomandues ad hoc për procesin e përzgjedhjes së kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka përzgjedhur listën e ngushtë të kandidatëve.
Sipas njoftimit, kandidatët e përzgjedhur kanë përmbushur kushtet e konkursit dhe kalojnë në fazën e intervistimit.
Në listën e ngushtë të kandidatëve për pozitën e Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji janë:
Armend Ymeri
Astrit Saraqini
Vehbi Sofiu
Ymer Fejzullahu
Luan Morina
Lutfije Dervishi
Fadil Ismajli
Edmond Nulleshi
Kujtim Hoxha
Kurse, në dokumentin e publikuar thuhet se palët që nuk janë të përfshira në listën e ngushtë gjatë procesit të rekrutimit, kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë brenda 30 ditëve nga data e publikimit të listës.