Këta janë kandidatët më të votuar të AAK-së në Gjakovë
Ramush Haradinaj është personi më i votuar në Gjakovë, në listën e AAK-së. Befasi në mesin e më të votuarve janë dy kandidat që garuan për herë të parë në zgjedhje, Florentina Gjergjaj dhe Anton Shala.
7027 vota i kanë dhënë gjakovarët për kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj. Pas tij, në menjëherë radhitet ish-kryetari i kësaj komune, Pal Lekaj me 3420 vota, raporton ‘Reporteri.net’.
I treti person më i votuar nga lista e AAK-së në Gjakovë po del të jetë Anton Shala i PSHDK-së, që në këto zgjedhje garuan në listë me partinë e Haradinajt. Ai ka marrë gjithsej 2804 vota.
Pasuar nga kandidatja Florentina Gjergjaj, e cila deri më 14 shkurt ishte asamblistja e AAK-së më e votuar në Gjakovë, e tash del të jetë kandidatja grua më e votuara në këtë komunë.
Gjergjaj ka marrë 2743 vota. Pas saj me 2233 vota radhitet Lahi Brahimaj, që ka lënë pas me votë nipin e tij Daut Haradinaj. Ky i fundit rezulton të ketë marrë 1951 vota në Gjakovë, gati gjysmë më pak se sa në zgjedhjet e vitit 2019.
Edhe ish-deputetja nga kjo Komunë, Teuta Haxhiu ka rënie të madhe në votë në Gjakovë. Ajo këtë herë ka grumbulluar vetëm 1780 vota.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet e së dielës, sikurse në nivel vendi, edhe në Gjakovë, partia e parë me votë doli Lëvizja Vetëvendosje më 21 mijë e 212 sosh.
Rrjedhimisht, VV-ja e Albin Kurtit i morri bindshëm AAK-së, deri më 14 shkurt, një nga bastionet e saj kryesore të partisë së Ramush Haradinajt.
AAK-ja në këto zgjedhje u mbështet vetëm nga 9710 gjakovarë, përkthyer në përqindje në 24,67%.
Këta janë 12 kandidatët me më së shumti vota në Gjakovë:
Ramush Haradinaj – 7027 vota
Pal Lekaj – 3420 vota
Anton Shala – 2804 vota
Florentina Gjergjaj – 2743 vota
Lahi Brahimaj – 2233 vota
Daut Haradinaj – 1951 vota
Burbuqe Bakija Deva – 1382 vota
Teuta Haxhiu – 1790 vota
Agron Kryeziu – 1507 vota
Haxhi Sejdiu – 1329 vota
Besnik Tahiri – 1123 vota
Adea Roka – 1085 vota