Këta janë kandidatët më të votuar të PDK-së në Drenas
18 shkurt 2021
| 22:10
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit ka arritur të marr mbi 13 mijë vota në Komunën e Drenasit.
I pari në listë është Enver Hoxhaj me 9017 vota, pastaj Petrit Hajdari 5177, Ferat Shala 3929, Ardian Kastrati 3905, Sejdi Hoxha 3682, Shqipe Zogu 3220, Hyrije Xhemajli- Thaqi 2429, Mergim Lushtaku 2242, Uran Ismaili 2061, Arben Dautaj 1393 etj.
Drenasi e Skenderaj bashkë i kanë siguruar PDK-së rreth 27 mijë vota. Janë të vetmet komuna ku PDK-ja ka fituar zgjedhjet.