Këta janë kandidatët më të votuar të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit

17 shkurt 2021 | 17:38

Të dielën më 14 shkurt, Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, proces që u vlerësua lartë për mbarëvajtjen e votimit si njëra nga zgjedhjet më të rregullta të mbajtura në historinë parlamentare të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës arriti të marrë në këto zgjedhje mbi 17% të votave duke siguruar rreth 20 mandate në Kuvendin e Kosovës, duke mos përfshirë votat me postë dhe ato me kusht që ende nuk janë numëruar.

Sipas burimeve të “Epokës së re” brenda KQZ-së mësohet se kandidatët më të votuar të PDK-së në këto zgjedhje parlamentare në nivel vendi janë: Enver Hoxhaj, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Memli Krasniqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Blerta Deliu, Evgjeni Thaçi, Ariana Musliu-Shoshi, Floretë Zejnullahu, Ganimete Musliu etj.

Në pritje me numër të konsiderueshëm të votave për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë të organit më të lartë legjislativ janë edhe Xhavit Haliti, Abelard Tahiri, Ardian Kastrati, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Gazmend Bytyqi, Isak Shabani etj.

Kjo renditje është bërë në bazë të numrit të votave që ka marrë secili kandidat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një mbledhje solemne, Kuvendi i Komunës së Podujevës ka…