![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/3776B432-2CEC-43E2-95CE-D80F23B736D9.jpeg)
Këta janë kandidatët për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të propozuar nga Qeveria
24 dhjetor 2020
| 21:17
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese/elektronike, të 52-tën me radhë në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Ndër vendimet e Qeverisë është edhe procedimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës i kandidatëve për kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë:
1. Vehbi Safiu
2. Luan Morina
3. Bekim Jakupi