Këta janë kandidatët që kaluan me shkrim provimin e Jurisprudencës (Emrat)
13 maj 2019
| 17:01
Ministria e Drejtësisë ka publikuar rezultatet e testimit me shkrim për Jurisprudencë, i cili është organizuar nga Komisioni për dhënien e provimit të jurisprudencës.
Testi me shkrim për provimin e Jurisprudencë është mbajtur më 4 dhe 5 maj 2019.
Po ashtu, kjo ministri ka publikuar edhe rezultatet e kandidatëve të cilët kanë hyrën në riprovim të jurisprudencës dhe që e kanë kaluar atë.
Provimi me gojë për të gjithë kandidatët që kanë kaluar provimin e jurisprudencës do të mbahet më 18 dhe 19 maj, duke filluar nga ora 9:00, raporton “Epoka e re”.
Provimi do të mbahet në amfiteatrin e Ministrisë së Drejtësisë, tek objekti i ish-Rilindjes.
/Epoka e re/