Këta janë katër emrat e politikanëve serbë që marrin pjesë në takimin e 4 shtatorit
02 shtator 2020
| 09:30
Katër politikanë do ta përfaqësojnë Serbinë në takimin e 4 shtatorit në Uashington, konkretisht në Shtëpinë e Bardhë.
Gazeta e njohur, “Danas” ka treguar emrat që ta përfaqësojnë Beogradin zyrtar në këtë takim, i cili do të jetë më shumë i karakterit ekonomik
Prijës i grupit padyshim se do të jetë presidenti, Aleksandër Vuçiq.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq.
Ministri i Financave, Siniša Mali.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Marko Čadež
Ndryshe, në Shtëpinë e Bardhë nga Kosova do të jenë; kryeministri Avdullah Hoti, zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Arban Abrashi, Meliza Haradinaj-Stublla si dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi. /Indeksonline/