
Këta janë katër ish-ushtarakët që pritet të bëhen deputetë, tre nga ta janë nga radhët e PDK-së
20 shkurt 2025
| 12:12
Kuvendit të Kosovës pritet t’i shtohen disa ish-ushtarakë dhe themelues të UÇK-së.
Nga gjithsej katër, tre vijnë nga PDK-ja dhe një nga LDK-ja.
Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka arritur të marrë 24 mijë e 219 vota, Jakup Nura 25 mijë e 645 vota dhe Xhevahir Geci ka marrë 18 mijë e 195 vota në listën e PDK-së.
Edhe ish-ushtaraku Fadil Hadërgjonaj, i cili ishte kandidat në listën e LDK-së për deputet, pritet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.