Këta janë katër kandidatët për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës
12 janar 2018
| 19:45
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka zhvilluar të premten mbledhjen e 24-të të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga kompetencat e saja kushtetuese dhe ligjore.
Bazuar në Ligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka miratuar listën të cilën do ta procedojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me kandidatët si në vijim:
1. Fehmi Mehmeti
2. Shkëndije Himaj
3. Besnik Bislimi, dhe
4. Safet Merovci