Këta janë katër shqiptarët e arrestuar në “shtëpi bari” në Britani (Emrat)
11 maj 2024
| 21:07
Personat që shihni në foto janë katër shqiptarët që u arrestuan duke vjedhur në një shtëpi ku kultivohej kanabisi në Britani.
Denis Loka, 22-vjeç, Marsel Tushollari, 42-vjeç, Kreshnik Xhaferi, 41-vjeç dhe Kristo Pocaj, 31-vjeç, u kapën më 29 nëntor të vitit të kaluar ndërsa një ditë më parë kanë dalë para gjykatës për t’u njohur me dënimin.
Gjatë seancës Gjykata dëgjoi se Loka, Tushollari dhe Xhaferi nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm, ndërsa Poçaj kishte dy dënime për shpërndarje droge.
Të katër shqiptarë u deklaruan fajtorë për vjedhjen dhe Loka, Tushollari dhe Xhaferi u dënuan me 15 muaj burgim, e konvertuar me dy vjet shërbim prove, ndërsa Pocaj u dënua me 21 muaj burgim, e konvertuar në liri me kusht për dy vjet.