Këta janë katër të arrestuarit për tentimvrasjen e mërgimtarëve në Prizren
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku tre persona janë lënduar si pasojë e një sulmi me thikë nga një grup personash, raporton Sinjali.
Gazeta Sinjali mësoi ekskluzivisht identitetin e viktimave të këtij sulmi, ku bëhej fjalë për A. Elshani dhe M. Elshani – (djem të axhës, mërgimtarë).
Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, viktimat janë sulmuar nga një grup i të rinjve dhe ata janë: Orhan Ademaj, Elion Hoxhaj, Arber Hoxhaj dhe Erion Susuri.
Këta të fundit, përveç sulmit me thikë ndaj tyre, të dyshuarit ia shpërthyen edhe gomat e veturës së viktimave, duke ia pamundësuar atyre lëvizjen.
Viktimat më pas janë transportuar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku nga atje thuhet se gjendja e tyre është mjaft e rëndë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku personat e dyshuar – katër – janë identifikuar tashmë dhe arrestuar.
Të njëjtit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tenativë”.