Këta janë katër të dyshuarit e arrestuar që rrahën brutalisht tre burra dhe një grua në ‘Emshir’
Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në lagjen Emshir në Prishtinë, ku për pasojë katër persona janë lënduar, ndërsa shtatë të dyshuar kanë përfunduar në pranga. Rasti tashmë është iniciuar si lëndim i rëndë trupor dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.
Sinjali ka siguruar emrat e katër personave të arrestuar të përfshirë në rrahjen brutale, ku viktimat, tre burra dhe një grua pësuan lëndime të rënda trupore.
Adnan Hodiq, Jakup Hodiq, Arsim Hodiq, Maksum Hoqiq.
Tre të ndaluarit tjerë i përkasin po familjes Hodiq, por janë të mitur.
Sinjali ka publikuar sot edhe videon, ku shihet se gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta, teksa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e tjera.
“Nga Policia kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat ( 3 meshkuj dhe 1 femër) kosovarë.
Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor.
Lidhur me rastin të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”