Këta janë më të votuarit në qytetin e Pejës
08 mars 2021
| 16:01
Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në qytetin e Pejës, Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar me 18 676 vota, kurse i dyti në këtë listë është Glauk Konjufca me 12 676 vota.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është i pesti në listën e më të votuarve, derisa ish-kryeministri Ramush Haradinaj pozicionohet i gjashti.