Këta janë personat që kontribuuan për ngritjen e shtatores së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit (Dokument)
Javën e kaluar është përuruar në Drenas shtatorja e heroit, Fehmi Lladrovci, dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.
Këto dy shtatore kanë kushtuar 147 mijë euro por nuk janë ndërtuar nga buxheti i shtetit, por me ndihmën e donatorëve.
Në një dokument që ka siguruar “Epoka e re”, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe ish-shoku i Fehmi Lladrovcit, Ali Ahmeti, ka kontribuuar me 30 mijë euro për këto dy shtatore.
Me nga 20 mijë euro kanë kontribuar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe biznesmeni nga Shqipëria, Samir Mane, ndërsa nëna e Fehmi Lladrovcit ka kontribuuar me 28.200 mijë euro, para këto nga kompensimi i viteve të burgut të Fehmiut.
Me poshtë lexoni emrat e të gjithë atyre që kanë kontribuuar për ngritjen e shtatores së Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
/Epoka e re/