Këta janë pesë kandidatët që janë në garë për drejtor të ShSKUK-së (Dokument)

26 janar 2021 | 11:46

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar emrat e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret në konkursin për drejtor të këtij institucioni.

Pjesë e garës janë pesë doktorë të cilat kanë plotësuar kriteret për të vazhduar më tutje konkurrimin në fazën e mëtejshme.

Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata, Basri Lenjani dhe Valbon Krasniqi pesë kandidatët që kanë konkurruar për pozitën e drejtorit të ShSKUK-së.

Në mesin e doktorëve që kanë konkurruar bën pjesë edhe infektologu Valbon Krasniqi, i cili aktualisht është ushtrues i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, por që më herët nuk i plotësonte kushtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, ka…