
Këta janë pesë më të votuarit e LDK-së
04 mars 2021
| 11:43
KQZ-ja ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të shkurtit.
Nga këto zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 12.64% duke u renditur si partia e tretë.
Nga kandidatët për deputetë, pesë më të votuar nga LDK janë: Avdullah Hoti me 69 mijë e 640 vota, Kujtim Shala 32 mijë e 700 vota, Lumir Abdixhiku 25 mijë e 264, Anton Quni 14 mijë e 840 dhe Armend Zemaj me 13 mijë e 798 vota.