Këta janë të emëruarit e ri në bordin e KEK-ut, ‘Ibër Lepencit’ dhe ‘Hidroregjionit Jugor’

23 prill 2020 | 18:11

Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka shkarkuar sot bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren.

Në arsyetimin e vendimit janë theksuar keqmenaxhimi dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit.

Me po këto vendime, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve:

– Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.:
1. Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore;
2. Merita Kasapolli, drejtore;
3. Arbnor Pula, drejtor; dhe
4. Bezad Halilaj, drejtor.

– Në ndërmarrjen publike qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.:
1. Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore;
2. Alban Fetahu, drejtor;
3. Bekim Selimi, drejtor; dhe
4. Nazmi Pllana, drejtor.

– Në ndërmarrjen publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren:
1. Ylber Elshani, kryesues dhe drejtor;
2. Arieta Vula-Pozhegu, drejtore;
3. Altin Sahiti, drejtor; dhe
4. Edmond Halimi, drejtor.

Ndërsa me një vendim tjetër të miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala të cilët janë zëvendësuar me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve me federatat sportive edhe…