Këta janë të shkarkuarit e sotëm nga Spitali i Pejës, pas rastit të foshnjës së vdekur
24 dhjetor 2022
| 16:55
Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri.
Dy personat e shkarkuar janë: Hidajete Krasniqi dhe Muhamet Halitaj.
Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur.