Këta janë themeluesit e LDK-së (Dokument)
Jusuf Buxhovi ka publikuar listën me anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokatike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë (akademikë, shkrimtarë, historianë, publicistë e të tjerë).
Buxhovi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se kjo listë paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1988.
“Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diuku, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme). Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, stuatusin e partisë dhe formalitetet tjera.
Këshilli Nismëtar veproi në përputhje me këto udhëzime të ligjit dhe parashtroi kërkesën të shoqëruar me listën prej 23 qyetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Thelemues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989″, ka shkruar Buxhovi.
Lista u nënshkrua nga këta persona:
1. Jusuf Buxhovi, shkrimtar
2. Zekeria Cana, historian
3. Milazim Krasniqi, shkrimtar
4. Ajri Begu, ekonomist
5. Ibrahim Rugova, shkrimtar
6. Bujar Bukoshi, mjek
7. Fehmi Agani, profesor dhe socilog
8 Ibrahim Berisha, gazetar
9. Mehmet Kraja, shkrimtar
10. Ali Aliu, studiues i letërsisë
11Zenel Kelmendi, mjek
12. Ramiz Kelmendi, shkrimtar
13 Idriz Ajeti, akademik
14. Dërvish Rozhaja, akademik
15. Mark Krasniqi, akademik
16. Anton Çetta, profesor
17. Zenun Çelaj, gazetar
18. Mustafa Radoniqi, avokat
19. Basri Çapriqi, shkrimtar
20. Jusuf Bajraktari, historian
21. Xhemail Mustafa, gazetar
22 Hysen Matoshi, gazetar
23 Neshet Nushi, ekonomist