Këta janë tre anëtarët e familjes Dobra që u plagosën mbrëmë
03 janar 2021
| 09:25
Melos Rrustemi nga fshati Strell i Deçanit është arrestuar nga Policia e Kosovës pas plagosjes së tre personave mbrëmjen e së shtunës në Pejë.
Të plagosurit Shaban Dobra, Fisnik Dobra dhe Andi Dobra janë familjarë mes vete.
“Shabani është babai i Andit, kurse Fisniku djali i vëllait”, bëjnë me dije burime të IndeksOnline.
Një nga tre të plagosurit është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi gjendja e tij konsiderohet e rëndë.