Këta janë tre anëtarët e familjes Gashi që vdiqën në aksidentin në Çubrel

27 janar 2025 | 08:09

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel. Si pasojë e tij, tre persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë persona të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë.

Të vdekur kanë mbetur tre anëtarë të familjes Gashi: Zarife Gashi, rreth 70-vjeçare, Agim Gashi, rreth 50-vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se në aksidentin e orës 18:40 janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre veturë zyrtare e policisë.

Policia ka njoftuar se “si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona të tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”.

Hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar të dielën një takim…